Haxhiu pas humbjes nga Turqia: Kosova nuk ndalet

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas humbjes së Kosovës nga Turqia me rezultat 0:1 në finalen e “play-off”-it për Kupën e Botës 2026, duke thënë se pavarësisht rezultatit, ekipi ka bërë që vendi të besojë si rrallëherë më parë dhe se rrugëtimi i Kosovës nuk përfundon këtu, përcjell KosovaPost.

Përmes një postimi, Haxhiu ka vlerësuar paraqitjen e futbollistëve të Kosovës, duke theksuar se humbja nuk e zvogëlon suksesin e tyre.

“Sonte nuk ia dolëm, por kjo nuk e zvogëlon suksesin e lojtarëve tanë. Skuadra jonë na ka bërë të besojmë si rrallëherë më parë”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka theksuar se ndeshja ndaj Turqisë përfundon këtu, por jo edhe rrugëtimi i Kosovës.

“Kjo ndeshje përfundon këtu, por rrugëtimi ynë jo. Luajtëm me zemër, luftuam së bashku dhe do të rikthehemi edhe më të fortë”, ka shkruar ajo.

Kosova nuk ndalet”, ka përfunduar e para e Kuvendit. 

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish