Haxhiu pas rastit në Graçanicë: Vr*asjet e grave, realitet i frikshëm

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas vdekjes së një gruaje nga Graçanica, e cila u raportua se u rrah nga bashkëshorti para dy ditësh, transmeton KosovaPost.

“Rastet e dhunës dhe vrasjet e grave janë realiteti i frikshëm dhe i papranueshëm dhe po angazhohemi në vazhdimësi që të ngrisim vetëdijen shoqërore me qëllim të parandalimit të rasteve të dhunës dhe femicidit dhe që dhunuesit dhe vrasësit e grave të marrin dënimet maksimale”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Ministrja e Drejtësisë tutje ka thënë se është e nevojshme që institucionet përgjegjëse të angazhohen për një sistem që garanton që çdo rast i dhunës trajtohet me seriozitetin e merituar dhe mbajtjen e dhunuesve e vrasësve përgjegjës.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika