Haxhiu renditë punët për katër vjet qeverisje

Ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu ka shkruar për arritjet që sipas saj janë bërë gjatë mandatin 4 vjeçar në fushën e drejtësisë, pëcjell KosovaPost.

Sipas saj, për luftë kundër korrupsionit thotë se miratuan Ligjin për Byronë  Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, ligj ky i kontestuar dy herë në Kushtetuese nga opozita.

Haxhiu ka renditur miratimin e paketës ligjore anti-korrupsion e miratimin e ndryshimeve penale që mundësojnë ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për zyrtarët abuzues me funksionin publik.

Ajo si të arritur të ministrisë që drejton ka renditur miratimin e ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, miratimin e Ligjit për Sanksionet e Shënjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut.

Tutje, sipas Haxhiut, me Ligjin e ri për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës është mundësuar funksionalizimi i njësitit të veçantë të Policisë së Kosovës për hetimin dhe ndjekjen e rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

E arritur është renditur edhe miratimi i Rregullores për sinjalizimin e rasteve të keqpërdorimeve në institucione dhe akteve të tjera përcjellëse e ajo

Për integritetin, profesionalizmin dhe llogaridhënien e autoriteteve të drejtësisë, thotë se finalizuan dhe konfirmuan amendamentet kushtetuese për vetingun e niveleve të larta në drejtësi.

Miratuan versionin e ri të ndryshimeve të ligjit për KPK-në, Pakon Ligjore për sistemin prokurorial. Miratuan e zbatuan strategjinë për sundimin e ligjit, bënë finalizimin e gjashtë akteve normative për forcimin e mekanizmave për kontrollin e integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ministrja për këtë katër vjeçar ka renditur si suksese edhe themelimin e funksionalizimin e Gjykatës Komerciale, miratimi në Kuvend të Ligjit për Gjykatën Administrative.

Buxheti i ministrisë, sipas saj, është 92 për qind më i lartë se para katër vjetësh.

Ndër të tjera,  Haxhiu thotë se kursyen buxhetin e shtetit në 145 milion përmes tri fitoreve në arbitrazh.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika