Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka zhvilluar sot takim me ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen.
Kuvendi i Kosovës në njoftimin për media ka bërë të ditur se në këtë takim mes kryeparlamentares e diplomates finlandeze u diskutua për marrëdhëniet dy paleshe dhe bashkëpunimin e qëndrueshëm mes vendeve.
“Në takim u diskutua për marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin e qëndrueshëm ndërmjet dy vendeve, mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës për zhvillimin demokratik të Kosovës, si dhe mundësitë për të thelluar bashkëpunimin parlamentar në të ardhmen. Kryetarja Haxhiu shprehu mirënjohjen për kontributin e Finlandës në proceset e shtetndërtimit dhe fuqizimin e institucioneve demokratike”, thuhet në njoftim.


























