Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka vizituar sot Shoqatën e të Burgosurve Politik të Kosovës, shkruan teve1.info.
Haxhiu tha se ish të burgosurit politik nga regjimi serb janë kategoria e cila me të drejtë kërkon të dëgjohet dhe respektohet.
“Ish të burgosurit politik të regjimit serb dhe jugosllav, janë kategoria e cila me të drejtë kërkon të dëgjohet dhe të respektohet. Përkundër sfidave dhe vuajtjeve të përjetuara në burgje për bindjet e tyre politike, ata qëndruan dhe u bënë fryma dhe zëri i rezistencës kundër shtypjes dhe padrejtësisë. Sfidat dhe vuajtjet e tyre na kujtojnë për rëndësinë e qëndrueshmërisë dhe vendosmërisë në mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe drejtësisë për të gjithë qytetarët. Sakrifica e tyre meriton vlerësim dhe trajtim me dinjitet”, tha Haxhiu në Facebook./teve1.info./