lumi në fshatin Gllaviqicë të Pejës, i cili nga ndotja e madhe ka ndryshuar edhe ngjyrën e ujit.
Pranë rrjedhës së lumit në Rudicë të Istogut është hedhur material ndërtimor, ndërsa i degraduar paraqitet edhe lumi në Jabllanicë të Pejës. Ndërkaq në Prugoc të Prishtinës, brigjet e lumit janë shndërruar në një deponi mbeturinash.
Për përmirësimin e kësaj gjendjeje, ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka marrë vendim për pastrimin dhe rikthimin e rrjedhës së lirë dhe natyrore të lumenjve, me qëllim rikthimin e florës dhe të faunës në ekosistemet ujore të vendit.
Megjithatë, biologja, Ferdije Zhushi, thotë se edhe në rastet kur ndotja është më e ulët, duhen të paktën tre vjet që peshqit të rikthehen në një lumë.
“Efektet e një iniciative të tillë të ministrisë mund të shihen vetëm pas disa viteve, madje edhe pas dekadash. Restaurimi dhe kthimi në gjendje natyrore, sidomos i florës dhe faunës së ekosistemit nuk bëhet brenda natës, por kërkon kohë më të gjatë dhe varet nga niveli i ndotjes dhe ndërhyrjeve që janë bërë në lumenj”, tha Zhushi .
Ndërkohë, nga hulumtimet e ekologes Egzona Shala rezulton se lumi i Graçanicës është ndër më të ndoturit.
“Është rrjedha e Graçanicës, pjesa ku shkarkohen mbeturinat që vijnë si pasojë e urbanizimit të tepruar të kryeqytetit. Por është edhe mungesa e ujit, e cila e vështirëson edhe më shumë gjendjen, sepse algat thithin sasi të madhe të ujit dhe më pas krijohet kundërmimi apo era e keqe nga rrjedha e lumit”, tha Shala.
Njohësit e mjedisit thonë se pothuajse të gjithë lumenjtë janë dëmtuar nga veprimtaria njerëzore. Sipas tyre, ndër ndotësit më të rrezikshëm janë mbeturinat metalike dhe substancat kimike, ndërsa degradimi i madh i lumenjve ka ndodhur kryesisht pas vitit 2000./rtk


























