Hedhje të shisheve të qelqit dhe mjeteve piroteknike ka pasur në një rrugë në Mitrovicë të Veriut nga një ndërtesë në afërsi tek Policia e Kosovës.
Kështu për Klankosova.tv ka njoftuar zëvendësdrejtori i policisë në veri, Veton Elshani, i cili bëri të ditur se nga ky rast nuk ka të lënduar.
“Ka pasur hedhje të mjeteve piroteknike, në një rrugë në Mitrovicë të Veriut nga një ndërtesë në afërsi tek Policia e Kosovës. Ka pasur hedhje edhe shisheve të qelqit. Kemi biseduar me gjithë banorët që kanë qenë prezentë në atë ndërtesë”.
“Situata vazhdon të jetë e qetë, por delikate në veri. Kudo që e kemi parë të arsyeshme kemi vendosur pjesëtarë të Policisë së Kosovës”, thuhet tutje në konfirmim.