Ish- Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, po ashtu e ka uruar Vitin e Ri 2023 me anë të një fotografie mjaft domethënëse.
Ajo ka postuar një fotografi me presidentin amerikan të asaj kohe dhe burrin e saj, z. Bill Clinton, dhe të bijën Chelsean.
“Këtu jemi duke trokitur në mijëvjeçarin e ri në Shtëpinë e Bardhë më 31 dhjetor 1999” – ka përshkruar fotografinë e saj znj. Clinton pasi ka uruar vitin e ri për të gjithë paraprakisht.
Vetëm pak muaj para se të shkrepej kjo fotografi, Kosova do të fitonte lirinë pas intervenimit të trupave të NATO-s.