Komuna e Prishtinës, përmes ekipeve të saj, ka larguar tabelat e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999” nga sheshi “Nënë Tereza”.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video ku shfaqet momenti i largimit të tabelave nga hapësira publike.
Ky veprim vjen pas vendimit të kryetarit të komunës për pezullimin e lejes së ekspozimit, për shkak të pasaktësive të evidentuara në përmbajtjen e ekspozitës./teve1.info/


























