Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pas takimit të ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci me Ndihmës Sekretarin e SHBA-ve, James O’ Brien, përcjell KosovaPost.
Hovenier ka thënë se bashkëpunimi në siguri është thelbësor për qëllimet e Kosovës.
“Takimi i rëndësishëm mes ministrit Ejup Maqedonci dhe Ndihmës Sekretari O’Brien sot. Bashkëpunimi ynë në sektorin e sigurisë është thelbësor për arritjen e qëllimeve tona me Kosovën, duke përfshirë mbështetjen e integrimit të plotë të Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike”, ka shkruar ai.