Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pas vizitës që bëri këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka thënë se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të forta.
Hovenier tha se Chollet u angazhua me të gjithë liderët, përfaqësuesit e qeverisë, shoqërisë civile e gazetarët.
Chollet dje vizitën në Kosovë e nisi me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, e liderët opozitarë.