Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka uruar Gresa Caka-Nimanin për rizgjedhjen në një mandat të dytë në krye të Gjykatës Kushtetuese, transmeton KosovaPost.
Hovenier potencon se institucionet e pavarura gjyqësore janë një gur themeli i çdo demokracie.
“Urime Gresa Caka – Nimani për rizgjedhjen për një mandat të dytë në krye të Gjykatës Kushtetuese. Institucionet e pavarura gjyqësore janë një gur themeli i çdo demokracie. Ne mbetemi të përkushtuar për të ndihmuar institucionet kosovare që të promovojnë dhe forcojnë sundimin e ligjit”, shkroi Hovenier.