Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, uroi gjyqtarin Nexhmi Rexhepi për emërimin në krye të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, përcjell KosovaPost.
Në një postim në platformën X, ai tutje shprehu mirënjohje të thellë për ish-kryetaren e kësaj gjykate Gresa Caka-Nimani për siç tha, udhëheqjen e saj në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe pozitës ndërkombëtare të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
“Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në mbështetjen e tyre për një gjyqësor të fortë dhe të pavarur”, shroi tutje Hovenier.
Rexhepi është zgjedhur të martën kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Siç njoftoi gjykata, ai do ta nisë mandatin më 31 dhjetor të këtij viti, pasi kryetares aktuale, Gresa Caka–Nimani, i përfundon mandati nëntëvjeçar i gjyqtares në këtë institucion.