Së fundi, është avokati i njohur kosovar Arianit Koçi, i cili i ka hedhur vetes në erë jo vetëm dijen, të lexuarit, por dhe moralin deri diku, pasi ka marrë një deklaratë dhe e ka shpërfytyruar gabimisht. Ja ka vënë re këtë hoxha i njohur Hysamedin Abazi, përcjell Kosova Post.
Ja ç’farë i thotë ai avokatit të njohur, duke e trajtuar dhe si mik:
“Gjysmë e vërteta është gënjeshtra më e shpifur”
I nderuar avokat Koçi, e di se ju e njihni mirë të nderuarin Dr. Mevlud Dudiç, dhe e dini mirë se ai është Kryetar i Bashkësisë Islame të Sanxhakut (Pazari i Ri), dhe se ai është boshnjak. Fjalimi që ka mbajtur në Preshevë para vëllezërve të tij muslimanë shqiptarë ka qenë i duhuri dhe pa asnjë ofendim të çfarëdo lloji qoftë. Ai me këtë rast, pos tjerash tha:
‘Unë nuk jam shqiptar, dhe as ju nuk jeni boshnjakë, por të gjithë jemi vëllezër muslimanë…’. gjë që kuptohet se ka folur nga aspekti fetar. Prandaj, ju propozoj ta largoni postimin gjysmëinformues, për të mos thënë tendencioz dhe të kërkoni falje nga ky veprim i cili vetëm të vërtetës nuk i kontribuon. Besoj se të gjithë pajtohemi se gjysmë e vërteta është gënjeshtra më e shpifur.
Me respekt, Husamedin Abazi, miku i juaj dhe imami i xhamisë 4 Llullat, Prishtinë”.