“E gëzofsh banesën e re” – shkruan Hoxhë Halil Kastrati në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ndërsa fjalët i shoqëron me disa fotografi nga çasti i dorëzimit të çelësave të një banese, e cila i është ndarë një ish luftëtar të UÇK-së, shkruan Kosova Post.
Bëhet fjalë për Michael Walter Spath, ish ushtar i Forcave Amerikane Ranger dhe njëherësh vullnetar në Luftën e Kosovës.
Ky është teksti i plotë i Kastratit:
“E gëzofsh banesën e re!
Michael Walter Spath.
Ish ushtar i forcave speciale Amerikane Ranger.
Vullnetar në Luftën e Kosovës, snajperisti në Koshare, një Komandos i cili vlerësohet nga Gjeneral Hysen Berisha sa 500 luftëtarë të tjerë, sot u be me banesë të re.
Bamirës, Zoti kurrë mos ju humbtë!