Prestigjozja britanike javën e kaluar kishte bërë një artikull enkas për veriun e Kosovës.
Gazetarja e The Telegraph, kishte shkuar në Leposaviq, teksa tregonte se ka frikë dhe shqetësime se presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq po planifikon një pushtim të ndihmuar nga aleati i tij rus, Vladimir Putin.
Para mediave beogradase, ai e luajti rolin e viktimës, teksa ofendoi gazetaren britanike duke e quajtur gënjeshare.
Tha se në vazhdimësi ka pasur të pavërteta, dhe se nuk kërkojnë falje për këto raportime, siç i quajti ai “shpifje”.
Videon e Vuçiqit e ka shpërndarë në platformën “X”, shefja e GP të LVV-së, Mimoza Kusari.
“Presidenti serb, i hidhur dhe i mundur, tallet me një gazetar profesionist të The British Telegraph për raportimin e vërtetë nga veriu i Kosovës”.
Ajo tha se një sjellje e tillë nga një lider me çrregullim deluzional nuk ka vend në të ardhmen.
“Ai duhet të dënohet ndërkombëtarisht”, shkroi Kusari.