Nga Ensar Ajdini
Para se t’i shtjellojmë disa parametra matesë duhet t’kihet parasysh se, rezultati varet nga cili këndvësjtrim ne i shohim ngjarjet dhe rrjedhat siocio-politike në vendin tone. Fatkeqsisht ne si shoqëri, si intelektual dhe si politikbërje, nuk kemi arritur asnjëherë të vendosim korniza dhe përcaktime të interesit toë kombëtar, të interest tonë shtetror, apo përkufizime të interesit tonë publik.
Une mendoj që këtu është gjeneza e ngecjës sonë me të madhe dhe se të gjitha çështjet tjera problematike, janë derivatë i kësaj.
Çfarë më ysht të mendoj kështë është sepse ne si shoqëri fillimisht dhe me vonë edhe si shtet, shumë pak kemi bërë perpjekje për të krijuar konceptin dhe kornizat e ‘interesit tonë publik’, dhe rrjedhmishit nuk kemi krijuar as mekanizma e instrumente për t’a mbrojtuar atë. Si rezultat i mungesës së perpjekjeve tona, apo thënë më ndryshe, si rezultat i mos-rezistences së politikanëve tanë, ndëkombëtarët me hegjemoninë dhe forcën e protektoratit, në vend të interesit publik real ata në mëmyrë të njëanshme e në dem tonin, na kanë vendosur disa ‘rregulla të lojës ’, herë te shkruara e herë të nenkuptuara, të cilat pastaj poltikanet tanë i kanë pranu dhe i kane zbatu plotesisht e pa anjë kusht.
Fatkeqësisht nuk pati rezistencë brenda sistemit, sepse politikanët tanë që kanë penetru në pushtetet e më përparme, ka mjaftur që interesi i tyre personal të avancojë tutje dhe nuk e kanë pas fare problem të levizë vetëm brenda rregullave të lojës së përcaktuar nga ndërkombëtarët. Andaj kurrë nuk na është shfaqur ndonjë perplasje e pushtetit vendor me ate të UNMIK-ut, se zbatimi ka i ‘rregullave të lojës’ ka shkaur me perpikmeri, madje çdo tentim që ka cenauri ato, iu ka nëntshtuar reprekusioneve, njeren nga vendoret për t’a ruajtur interesin personal dhe në anën tjetër nga ndëkombëtarët për t’i mbrojtur ‘rregullat e lojeës’, apo interesat e tyre strategjike.
Bazuar në elaborimin e mësipërm, na del se nëse ne e analizojmë dhe e vlersojmë punën apo vendimet e këdaj qeverie, detyrimisht na dalin dy rezultate të ndryshme, sepse kjo varet kryekput nga ‘KUTI’ jonë i vlersimit.
Shembull:
Më poshtë po e ilustrojmë ne vija të trasha, rezultatin e vlersimit në të dyja rastet:
– E para, nese ne e vlersojmë qeverinë sipas kriterit të rregullave qe na i kanë vendosur nderkombetarët, për epilog do të kemi rezultate të këqija dhe negativ, sepse këta nga ardhja ne pushtet kanë berë shumë shkejle të këtyre rregullave, duke mos iu nënshtruar shumë kërkesave dhe thirrjeve të nderkombetarëve .
– Por, nëse në vlersimin tonë, ne nuk i përfillim fare rregullat e lojë së nderkombetarëve, mirëpo e shikojme sa ka perfitu shteti dhe shoqeria nga vendimet e tyre, atëherë puna e qeverisë nuk na rezulton negative, madje na del se ka pas shumë progres në të mirë të shtetit dhe shoqerisë.
Por për të qenë të saktë dhe me korrekt, duhet të theksojmë se, suksesi me i madh i qeverisë aktuale në ketë ‘KUTI’-në e shkeljes së ‘rregullave të lojes’ së vendosura nga nderkombetarët, kryesisht ka ndodhur në çështje të jashtme, konkretisht të sovranitetit të përgjithshëm, ku falë ‘shkeljes’ së këtyre rregullave, Kosova ëdhtë me shumë sovrane dhe Serbia ka dukshëm me pak ndikim në shtetin dhe territorin tonë.
Dhe une jam shumë i sigurtë për një gjë, se kjo qeveri seriozisht i ka cenur rregullat e ‘lojes së nderkombetarëve’, e rrjedhimisht i ka cenur edhe shume interesa personale trë eksponenteve që kanë qenë në pushtet ose që ishin perfitues nga pushteti (në këtë kudër hynë media dhe organiza te shoqërisë civile). Nuk është e rastësishme që në Kosovë këto tri vite ka ndodhur një mbipopullim i mediave televizive dhe portaleve, ku produkti kryesor i tyre kanë qenë ‘debatet politike’ me të ashtuquajturit analista, të cilë në 90% të tyre, nuk janë përfaqësojnë ekspertizë te asnjë fushe, por më një mediokritet gazetaresk, per çdo natë në kohën më të mirë televizive; nga ora 8 e mbrëmjës deri në gjysmë të natës, përmes platformave kabllore i janë fut në shtepi çdo qytetari, me metodën e spin-dokorit, për të krijuar një mënyrë fiktive një perceptim të gjendjes socio-politike, sipas porosive te sponzorave të tyre.
Prandaj edhe kur ndodhte të ndryshonin rrethant e terenit në mëmnyrë cilësore, ata vazhdonin me debate që paradoksalisht perpiqeshin në biheshin në shërbim mbrojtes së diçka krejtësiht irracionale, sepse siç ka thënë Ale Gore në një dokumentar të tij, duke e cituar Upton Sinclair: “It’s difficult to get a man to understand something if his salary depends upon his not understanding it.”
Apo në shqip: “Është e veshtirë ta besh dikë të kuptojë një gjë(çeshtje) kur paga e tij varet nga të mos kuptuarit e asaj gjëje (çeshtjeje)!”
Megjithatë, unë gjithmonë perpiqem të jem i kujdeshshëm në vlersime, sepse duhet të jemi sa më objektiv dhe t’i ikim glorifikemeve eventuale ndaj kujtdo qofshin ato, përdryshe nuk i sherbjemë dot interest tonë publik. Sepse une nuk e di qëllimin e kësaj qeverie, mbase edhe krejt rastesisht ka ndodhur kjo shkelje e rregullave të lojes së nderkombetarëve’, apo edhe këtae kanë për interesa personale, por një gjë është e sigurtë, pa largimin e këtyre rregullave të lojes së tyre, nuk mund te kemi asnjë progres e zhvillim te vendit tonë. Por duhet t’a themi hapur se kjo qeveri suksesshem ka arritur ta dekonspiroi lojën e ndërkombëtarëve.
t’a elaboru edhe me shume!
A e keni verejtur se gati pas çdo vendimi dhe veprimi te kesaj qeverie, ku kryesisht ka pas te beje me ligjshmeri dhe shtrirje te sovranitetit ne komunat e banuara me shumice serbe, menjehere ka pasu me tone te ashpera reaguese zeri i Ambasadorëve të Quintit dhe thlebi i dekonspirimit ka qenë kur gjithmonë na ndodhëte që reagimet e tyre, ishin në sinkronizim të plotë me kërkesat dhe interesat e Serbisë ne Kosovë!?
‘KUTI’ i vlersimit të brendshëm!
Një anë tjetër e medaljës ka qenë aspektin e zhvillimeve dhe ndryshmeve të brendshme, e ku nuk është se kanë pas sukses, apo thënë më mirë, ka pasur suksese minimale dhe të pjesërisht . Arsye pse ka ndodhur kjo është se, aty (ë çeshtje te brendshme) kanë has në një rezistencë të madhe nga mekanizmat dhe instrumentet brenda shtetit (Gjykata Kushtetuese dhe Sisitemi Drejtësisë në përgjitjësi, zyrtarët e administratës, sindikatat e ndryshme, etj), të cilët janë kujdesur që mos të shkelen rregullat e ‘lojës’ së ndërkombëtarëve’, të lidhura ngushë edhe me interesat e tyre personale, e kjo ka qenë goxha determinues ne në pengimin sukesit të qeverisë. Por kur jemi të mungesa e sukseseve të brendshme, përveç rezistencës që kanë nga mekanizmat e lartcekur, krahas kësaj, mendoje se qeveria ka pasur edhe deficite te medha të burimeve njerezore.
Në nevojë e zhvillimeve të brendshme, Kosova në tri fusha lengon shumë dhe rrjedhimisht në keto tri fusha ne vazhdojmë të kemi nevojë për ndërhyrje urgjente, sidmos në këto fusha: drejtësi, arsim dhe shëndetësi. Në të tria këto fusha, ekzistojnë edhe mekanizma te fuqishme penguese sidomos të drejtësisë, por fakt ka pasur edhe mungesa të theksuara të burimeve njerëzore nga qeveria, për të bërë diçka më shumë, prandaj edhe këta kanë vazhduar me disa improvizime siperfaqësor apo formale, si para-ardhesit e tyre.
Mirërpo mossuksesi i qeverisë aktuale në cështje të brendshme si, arsimi, shëndetësis, drejtësia, nuk nënkupton që ata ishin para këtyre kanë punuar me mirë në këto fusha, absolutisht jo, poe për mua mjafton me iu ngja atyre për t’i shpallur të deshtuar.
Kthehemi teë lufta’ e qeverisë me ‘miqtë’ nderkombëtarë!
Ndërkombëtarët të vetëdijshme për ekzistimin e këtyre ‘mekanizmave shteror’ qe po i bëjnë rezistencë qeverisë për të mos ndodh ndryshmet pozitive në çështje te brendshme dhe luftën kundër qeverisë e koncentrojnë neë cështjet të jashtme, respektivisht në pengimin e sukseseve të qeverise karshi Serbisë. Prandaj sulmet e vazhdoueshme si nga opozita, si nga mediat dhe nga ndërkombëtarët u fokusuan pikerisht aty ku kjo qeveria ka pas me se shumti suksese, në çështjet të politikës së jashtme, apo në çështjë të shtrirjes së sovranitetit të shtetit në raport me Serbinë .
Me e zberthyr edhe më sjumë, duhet të themi se, suksesi i tyre kryesisht ka ndodh në teren, sepse qeveria mekanizmat e veta aty ka mundur t’i përdor maksimalisht. Ndësa ne bisedime politike, qeveria ka pasur shumë pak hapsirë dhe ka qenë e detyruar të veproi vetëm brenda rregullave të lojës së tyre. Duke e marrë parasysh këtë, për mendimin tim qeveria edhe në bisedime ka performuar shkelqyeshëm, duke i ka shfrytëruar nëmaksimum zbrazirat e rregullave të lojës, sepse përkundër që këto rregulla kanë qenë jo të barabarta dhe favorizuese për Serbinë, nderkombëtarët nuk e kanë pas prtije që kjo qeveri do ta përdor leven qe vetë Serbia ia ka dhënë, siç është mungesa e nënshkrimig nga ata dhe mospranimi i asnjë pikë ku përfiton Kosova, edhepse pika të tilla ka pasur shumë pak, ku Kosova mund të kishte përfitime minimalisht.
Pra ata (nderkombëtarët) kanë pritur që edhe kjo qeveri e vazhdon avazin e vjeter si ato të mëhershmet, ku Serbia e merr favorin e plotë nga negociatat, kurse Kosova i merr disa favore të vogla veç ne leter, e të cilat Serbia nuk i përfillte kurre.
Si rrezultat i këtyre veprimeve të qeverisë, ndërkombëtarët janë kapur në befasi duke u detyru të perdorin metoda të ndryshme të presionit per t’a thyer qeverinë pikërisht në raport me ndërkombëtarët, gjë që deri më tani nuk ia kanë arritur shumë këtij qëllimi.
Pasi ndërkombëtarët nga brenda i kanë mekanizmat mbrojtese, te cilet e pengojne qeverine, rrjedhimisht edhe kujdesen me ua ruajt interesat e tyre, ata tash edhe me shume e rrisin perqendrimin dhe fokusin te politika e Kosoves karshi serbeve dhe Serbise.
Praktikisht kjo atyre iu ka shkaktu shume probleme dhe veprimet e qeverisë ne raport me Serbinë, ndërkombëtarëy i detyron me u zhveshur krejtsisht nga konspiracioni i lojës së tyre, duke bërë që ata të dalin hapur e me be thirrje, që qeveia të nëpëkëmbët, e mos të kerkojë nga Serbia as nënshkrim dhe as pranim te pikave përfituese për Kosovë . Pra ata dolen hapur me kërkesa që Kosova të pranojë njëanshëm asociacionin dhe njëkohësisht me dinakeri kërkuan që çështje (asociacionin) të heqin nga dora e qeverisë që të mos me ketë mundësi refuzimi, por ju duhet vetëm ta dërgoni në Gjykatën Kushtetuese Statutin e Asociacionit (mekanizmave te tyre të brebdshem) dhe pastaj lehtesisht me u avansu interesi i Serbisë brenda Kosovës përmes njerëzve të tyre në Gjykatën Kushtetuese.
Në shërbim të kësaj është edhe çështa e fundit, hapja e “Ures se Ibrit”, e cila ka qenë dikur pjesë e bisedimeve në Bruksel dhe për te ka pasur edhe marrveshje dypaleshe, të nënshkruar për t’u hapur ura, por nuk ka ndodhur kjo, dhe po del qe hapjen e kanë prolonguar pikërisht nderkombetarët, të cilë sot po lypin ‘mos-marrveshje’ pë hapje te urës, rrjedhimisht mos-hapje te saj.
Është e dhimbshem kur e kujton qe, ndërkombëtarët aq shumë kanë qenë të paskrupulltë me Kosovën sa nuk iu ka mjaftur favorizimi sistematik që ia kanë bërë Serbisë në nebisedime, por edhe në ato pak raste kur Serbia ka pranu diçka te vogel ne favorin tone, po del qe nderkombetaret jane kujdes qe kjo fillimisht te sekuencohet ne kohe, me qellim qe te mos realizohet te te riperdoret per kompromiset e ardhshme.
Vazhdon çështa e dekonspirimit të tyre me qenë e lidhur ngushtë me qeverinë, spse për shkak te rezistencës se Kryeministrit për kompromise, ata përmes eksponentëve vendor në mediat tona filluan ta përdorin një pikë me sentimentale, siç është togefjaleshi ‘miqësia jonë me ShBA’ apo prishja me ata qe na kanë çliruar. Qëllimi ka qenë të afektojë ndjenjat e qytetarëve, që të krijohet përshtypja tek ta se, ra kjo qeveri, dhe lëre që nuk bërë asgjë çështjet të brendshme, por na prishi edhe me ndëkombëtarër e veçmas me ShBA-në
E kjo është manipulim klasik, sepse kjo qeveri për asgjë nuk e ka kundershtu ShBA-në në raporte bilaterale me ta, siç është kërkesa Sekretarit Blinken për pranim të refugjatëve afgan dhe vendosja e sanksioneve ndaj Rusise. Pra realisht qeveria ka refuzur pranimin e kompromisit me Serbinë (asociacionin dhe mosligjshmerine ne veri), e nuk e ka kundërshtuar ShBA- në E nese ShBA-ja është me ne për shkak të Serbisë, atëherë duhet thënë hapur dhe qartë, se qeveria nuk po e refuzon SHBA-në, por refuzohet kërkesa e Serbisë e ardhur përmes emisarëvd amerikanë.
Fatmirsisht populli këtë e ka kuptusr mjaftueshem, prandaj deri me tani kjo propagandë nuk pati sukses, madje ka prodhu r efekte te kudërta, sepse në këtë rast, veprimet e qeverisë kanë bërë që sjellja ndërkombëtarëve ta prek direkt edhe mitin e krijuar, se, shqiptarët kanë miqësi të përhershme me SHBA, Kosova është projekt i tyre dhe ata do ta mbrojnë me neve pergjithnonë. Pasi nuk paten sukses, dhe qytetarët po i përkrahin veprimet e qeverisë dhe jo këkrkesat e ambasadorëve, qofshin ata edhe amrikan, mediat e filluan një ofenzivë tjeter me ‘spin-dokorat’ ku tash po i bëjnë thirrje qeverisë t’i ndal “sulmet” e militantëve në rrjete sociale kundër Ambasadori Howenier.
Si mund te mos ia japim meritat qeverise, ku bash për arsye të veprimeve dhe vendimeve të qeverisë, ne (populli) e kuptuam që jemi ushqyer me shume iluzione në lidhje me raportin tonë me ShBA, tash kemi fillu të shohim realitetin më ndryshe, e kuptuam se ShBA-ja me Kosovë nuk ka bash asi far lidhje te ngushta, miqësore e pa interese. Neve na thonin politikanët me fjet ‘dathun’ se Amerika na mbronë përgjithmonë interesin tonë, por tani jemi dëshmtitarë që fatkeqësisht po ndodh e kundërta, ku pikrisht në këtë kohë dhe ne këto rrethana gjeo-politike, interesi i SHBA-se ma shumë po përputhen me interesin e Serbisë sesa me atë të Kosovës.
Për ata që nuk pajtohen dhe mendojnë ndryshe, ne do t’a marrim si analogji lidhjen e ShBA-se me Izraelin dhe me Kosoven, sepse une mendoj që pikerisht aty manifestohet edhe si ilustrim, çka do te thote miqësia dhe lidhja që të cilin e pretendojmë se e kemi.
E dua t’a theksoj se per kete mashtrim tonin, nuk ka faj ShBA, por politikanet tane qe per interesa te pushtetit te tyre, kane manipulu me qytetaret per vite te tera.
ShBA këtë lidhje të ngushë që ne e kemi gënjyer veten që e kemi, realisht e ka veç me Izraelin, të cilët përkundër që vetë ShBA-ja e ka berë superfuqi rajonale shtetin e Izralit, ata përsëri deklarojnë hapur dhe kercënojnë me sulme direkte këdo që tenton t’a sulmom Izraelin, përkundër që kjo e fundit ata po bën krime makabre ndaj civilëve dhe po sillen me arrogancë e nuk e ndëgjojmë asnjë thirrje për paqe, ShBA, vazhdon me e mbrojtur pa asnjë kusht dhe për më teper janë gjendje me hy në luftë me këdo që e prek interesin e Izraelit.
Ndësa ShBA-ja me ne, po e bëjnë të kundërten e asaj që bëri me Izraelin!
Serbia është ajo që po sillet në mënyrë destruktive, nuk u i ka vu skanksione Rusisë, madje edhe po bashkpunon me ta, e me Kinëm, pastaj i nxiten sulmet ndaj ushtarëve të NATO-së në Kosovë, ka tentu të bej agresion në Banjë të Zveçanit, ku mbeti i vrar polici i Republikës së Kosovës, na ka hy ne territorin tone disa herë dhe na ka kindnapu policët tanë, etj, ka deklaru vadimisht që s’e pranon marreveshjën, s’e do ta njehë Kosoven, kërcënon hapur, etj. Ndërsa ShBA-ja nuk na kanë mbrojtur siç po e mbrojnë sot e Izraelin, përkundrazi na kanë qortur vazhdimisht dhe na kanë derguar emisar të cilë kanë ardhur në Kosovë, e na kanë paraqitur kërkesat e Vuqiqit, si kërkesa amerikane.
Për fund, në vend se te vajtojmë e t’a sulmojmë qeverinë padretësisht, se ajo po na prishen ‘miqësinë’ Amerikën’, është më mirë t’a ndrrojmë diskursin tonë publik, të mobilizohemi me lobin tonë ne ShBA, në mënyrë që të ndikojmë që ata (ShBA) t’a kthejnë kursin e interest strategjik nga Kosova, e jo na të bëjmë thirrje te kthehemi nga Serbia, se vetëm kështu ruhet me miqësia me Amerikën