Deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe njëherësh kanidatja për një mandat të radhës në institucionin më të lartë të Republikës sonë, zonja Adelina Grainca, ka shoqëruar krerët e shtetit në homazhet në përkujtim 26 vjetorit të Maskakës së Reçakut, transmeton Kosova Post.
Përmes një postimi i Facebook ajo është shprehur se nuk mund të harrojmë e asnjëherë nuk do të ndalemi së kujtuari martirët e Reçakut dhe së kërkuari drejtësi për ta.
“Drejtësia sot e kësaj dite nuk është realizuar sepse asnjë përgjegjës i atij akti makabër ende nuk është dënuar. Ne nuk mund të harrojmë e asnjëherë nuk do të ndalemi së kujtuari martirët e Reçakut dhe së kërkuari drejtësi për ta”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
26 vjet nga Masakra e Reçakut
Të prirë nga Presidentja Osmani, Kryeministri Kurti dhe Kryeparlamentari Konjufca, me pjesëmarrje edhe të Ambasadorit William Walker, ditën e filluam me homazhe e nderim të martirëve në Kompleksin Memorial të Reçakut.
Atë mëngjes të ftohtë të para 26 vjetëve, forcat e aparatit shtetëror serb, mizorisht masakruan e vranë 45 civilë shqiptarë, tërësisht të pambrojtur e të paarmatosur, nga 13 në 99 vjeç.
Drejtësia sot e kësaj dite nuk është realizuar sepse asnjë përgjegjës i atij akti makabër ende nuk është dënuar. Ne nuk mund të harrojmë e asnjëherë nuk do të ndalemi së kujtuari martirët e Reçakut dhe së kërkuari drejtësi për ta.
Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martivëve të vendit tonë. Ne nuk harrojmë!
Adelina Grainca
https://www.facebook.com/share/p/1A9YsR1vvR/?mibextid=wwXIfr
https://www.facebook.com/share/p/1A9YsR1vvR/?mibextid=wwXIfr
https://www.facebook.com/share/p/1A9YsR1vvR/?mibextid=wwXIfr