Numri i grave që kërkojnë abort pas përdorimit të aplikacioneve të fertilitetit është rritur dhjetëfish gjatë pesë viteve të fundit.
Sipas analizës së kryer nga Shërbimi Britanik i Këshillimit mbi Shtatzëninë, rreth 2.5 për qind e aborteve në gjashtë muajt e parë të vitit të kaluar ndodhën tek gratë që mbështeteshin në metodat e bazuara në ndërgjegjësimin për fertilitetin, transmeton klankosova.tv.
Kjo është një rritje e ndjeshme krahasuar me vetëm 0.4 për qind në të njëjtën periudhë të vitit 2018.
Rritja lidhet me përdorimin e aplikacioneve që gjurmojnë ciklin menstrual ose simptomat e ovulacionit për të përcaktuar periudhën pjellore të një gruaje, me qëllim shmangien e marrëdhënieve seksuale në ato ditë për të parandaluar shtatzëninë.
Këto aplikacione, të cilat ekspertët i konsiderojnë “më pak të besueshme”, janë bërë shumë të njohura përmes rrjeteve sociale, veçanërisht mes grave që kanë skepticizëm për kontraceptivët hormonalë, si pilulat, për shkak të efekteve të tyre anësore.
Përdorimi i metodave pa asnjë formë kontracepsioni mbetet shkaku kryesor i shtatzënive të padëshiruara, duke u rritur nga 55.8 për qind në 2018 në 69.6 për qind në vitin 2023.
Sipas daily mail, ekspertët paralajmërojnë për një prirje në rritje të grave që largohen nga kontraceptivët më të besueshëm hormonalë drejt metodave më të pasigurta, siç janë ato të ndërgjegjësimit për fertilitetin.
Faktorë të tjerë, si vështirësitë për të siguruar takime me mjekun e familjes, mund të jenë gjithashtu shkaktarë.
Statistikat zyrtare tregojnë nivele rekord të aborteve, me 251,377 të regjistruara në Angli dhe Uells gjatë vitit 2022, një rritje prej 17 për qind krahasuar me vitin e mëparshëm.