Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e një vetëaksidenti në fshatin Volljakë të Klinës.
Mediat raportojnë se viktima është A. G. (21-vjeç), derisa i lënduari E. G. (19-vjeç). Rasti ka ndodhur gjatë paradite së sotme, teksa lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Një i lënduar është paraqitur në QMF në Volljakë të Klinës sot rreth orës 10:00. Mjeku kujdestar ka njoftuar policinë se personi i lënduar ka raportuar se ka qenë i përfshirë në një aksident. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe mjeku kujdestar. Me këtë rast mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi të gjetur në veturë. Ndërkaq, i lënduari pas trajtimit në Emergjencën e Pejës, është liruar për në shtëpi”, tha zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi./rtk