Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një rus në fshatin Grizhan të Zveçanit, pasi i njëjti pasi që gjatë legjitimimit të dokumenteve dhe verifikimit në sistem hyrje-dalje kufitare, i dyshuari nuk figuron se ka hyrë në RKS në mënyrë të rregullt.
Ai është arrestuar në mëngjesin e së premtes dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje
“Fsh .Grizhan , Zveçan 07.6.2024- 09:10. Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Rusisë, pasi që gjatë legjitimimit të dokumenteve dhe verifikimit në sistem hyrje-dalje kufitare, i dyshuari nuk figuron se ka hyrë në RKS në mënyrë të rregullt. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.