Një turist zvicerian ka humbur jetën pasi u fut për t’u larë në plazhin e Shëngjinit.
Rreth orës 09:00, në plazhin e Shëngjinit, shtetasi zviceran E. S., 77 vjeç, sapo është futur në det, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan TopChannel.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.