Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha sot se prokuroria është duke hetuar pretendimet se është përdorur topi zanor në protestën e 15 marsit në Beograd dhe theksoi se policia nuk përdori asgjë që ishte mjet i paligjshëm.
“Si njeri që drejton Ministrinë e Punëve të Brendshme, mund të them se është një fakt i pamohueshëm që ne nuk përdorim asnjë mjet të paligjshëm, kështu që kjo është pikënisja e historisë sonë, dhe ju keni dëgjuar që organet e tjera shtetërore thonë të njëjtën gjë, se policia serbe nuk ka përdorur kurrë në histori mjete të tilla”.
“Për sa i përket zërit, policia jonë ka vetëm pajisje që përdoren për të shpallur thirrjet apo paralajmërimet më me zë të lartë, pasi me ligj duhet të paralajmëroni dikë para se të ndërhyni, kur bëhet fjalë për tubime më të mëdha, kjo do të thotë diçka si megafon më i madh”, tha ai për TV Prva, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.