Kremlini ka konfirmuar se i dërguari i Donald Trump, Steve Witkoff u takua me Vladimir Putinin dje vonë gjatë vizitës së tij në Moskë.
Për më tepër – zëdhënësi Dmitry Peskov tha se ata ranë dakord që Putin të flasë me Trumpin, megjithëse koha ende nuk është konfirmuar, shkruan skynews
“Nuk është rënë dakord ende për kohën e saktë të bisedës mes dy presidentëve”, u tha ai gazetarëve.
“Por në të njëjtën kohë, pasi Witkoff të përcjellë të gjitha informacionet e marra në Moskë te kreu i shtetit të tij, atëherë ne do të përcaktojmë kohën e bisedës”, shtoi Peskov.
Gjithashtu, ai tha se ka një “mirëkuptim” se një “bisedë midis presidentëve është e nevojshme”.
Peskov njoftoi se Putin i ka dërguar Trumpit një mesazh përmes Witkoff, për armëpushimin e propozuar.
Ai shtoi se Putin ishte “në solidaritet të përgjithshëm” me Trumpin për Ukrainën, por ka shumë punë për të bërë.