I është dhënë lamtumira e fundit, Triumf Feratit, djalit të ish-kryetarit të Istogut, Fadilit, dhe vëllai i kryetarit aktual Ilirit.
Ai është varrosur në varrezat e fshatit Gurrakoc.
Në varrimin e tij mori pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe deputetë të tjerë të kësaj partie.
Trium Ferati u gjet i vdekur pak ditë më parë pranë varrit të babait të tij të ndjerë. Në vendin e ngjarjes, policia gjeti armë me 11 fishekë dhe një gëzhojë.