Policia e Kosovës ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim, me qëllim identifikimin e një personi të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme.
Sipas njoftimit, i dyshuari që shihet në videon e publikuar kërkohet për veprën penale grabitje.
Rasti ka ndodhur në rajonin e Prishtinës, prandaj Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme – Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected].”


























