Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Muhamet Alidemaj dënohet me burgim për krime lufte

    Muhamet Alidemaj dënohet me burgim për krime lufte

    Kraske thotë se duhet të hetohet Lajçak, i cili është pro-serb dhe pro-rus

    Kraske thotë se duhet të hetohet Lajçak, i cili është pro-serb dhe pro-rus

    Abdixhiku premton një fillim të ri për LDK-në

    Abdixhiku premton një fillim të ri për LDK-në

    Filloi zbatimi i projektit ‘Edukimi Mediatik–Ekspertiza Nordike në Kosovë’

    Filloi zbatimi i projektit ‘Edukimi Mediatik–Ekspertiza Nordike në Kosovë’

    Merz: Rendi i ri botëror nuk duhet të pengojë procesin e zgjerimit të BE-së

    Merz: Rendi i ri botëror nuk duhet të pengojë procesin e zgjerimit të BE-së

    LVV diskuton për zhvillimet politike e konstituimin e institucioneve

    LVV diskuton për zhvillimet politike e konstituimin e institucioneve

    Jahjaga del me sqarim: Raportimet për ‘lidhjen’ time me ‘Epstein’ të pabaza dhe të pavërteta

    Jahjaga del me sqarim: Raportimet për ‘lidhjen’ time me ‘Epstein’ të pabaza dhe të pavërteta

    Në aferën Epstein, Maqedonia përmendet si burim i transportit të trurit të njerëzve për eksperimente

    Në aferën Epstein, Maqedonia përmendet si burim i transportit të trurit të njerëzve për eksperimente

    Mandelson jep dorëheqjen nga Partia Laburiste

    Mandelson jep dorëheqjen nga Partia Laburiste

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

    Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Kilajt e Fazliut në rastin për pengim të drejtësisë

13 Shkurt 2025, 13:52
në Lajme
I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Kilajt e Fazliut në rastin për pengim të drejtësisë
Share on FacebookShare on Twitter

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit ndaj Hashim Thaçit, Isni Kilajt, dhe Fadil Fazliut në rastin kundër administrimit të drejtësisë.

Përmes tri vendimeve të ndara, më 7 shkurt 2025, gjyqtarja e procedurës paraprake Marjorie Masselot ka urdhëruar vazhdimin e paraburgimit për tre të akuzuarit për dy muaj.

Për Hashim Thaçin, ZPS-ja kishte argumentuar se paraburgimi i tij është i nevojshëm pasi nuk kishte asnjë ndryshim nga gjetjet e gjyqtares së procedurës paraprake në vendimin për arrestim dhe konfirmim të akuzave, raporton “Betimi për Drejtësi”.

ZPS-ja kishte argumentuar se ka dyshim të mirëbazuar se Thaçi ka kryer krim që bie në juridiksionin e DhSK-së dhe qasja e tij në prova dhe informacione shtesë në këtë rast, e forcon nevojën për ndalimin e tij.

Veç kësaj, ZPS-ja kishte parashtruar se Thaçi duhet të mbetet në paraburgim pasi sipas tyre asnjë masë tjetër alternative e as ajo e lirimit me kusht nuk ishte e mjaftueshme për t’i evituar rreziqet.

Ndërsa, mbrojtja kishte argumentuar se rreziku i arratisjes së Thaçit nuk është argument i mjaftueshëm dhe ka kërkuar nga gjyqtari i procedurës paraprake që të konstatoj se ndalimi i Thaçit nuk justifikohet me rrezikun e arratisjes.

Mbrojtja ka shprehur shqetësimin se në dy çështje të ndryshme (për krime lufte dhe kundër administrimit të drejtësisë) ka pasur konstatime të ndryshme sa i takon rrezikut të arratisjes.

Lidhur me këtë mbrojtja kundërshtoi argumentet se rëndësia e krimeve në rastin aktual dhe dënimi i mundshëm i Thaçit i jep atij motive që të arratiset pasi ky argument është hedhur poshtë nga paneli i gjyqtareve në rastin për krime lufte.

Ndërsa, kundër parimit të prezumimit të pafajësisë, mbrojtja e Thaçit e kishte quajtur argumentin e ZPS-së që Thaçi ka treguar qëllime të liga ndaj ligjeve dhe rregullave të DhSK-së. Si rrjedhojë, mbrojta kishte argumentuar se Thaçi është i ndaluar edhe në kuadër të një rasti tjetër dhe se njohja e të akuzuarit me rastin dhe provat kundër tij nuk e rrisin rrezikun e arratisjes.

Në vendimin e parë, gjyqtarja e procedurës paraprake kishte arritur në përfundimin se ekzistojnë dyshime ta bazuara se Thaçi mund të arratiset, pengojë procedurat ose edhe të kryej krime të tjera.

Ndërsa në këtë vendim, gjyqtarja ka vazhduar të mendoj se asnjë prej kushteve alternative nuk mund ta zbusin rrezikun që Thaçi mund të zvogëlojë rrezikun e pengimit të procedurave ose të kryej krime të tjera. Si rrjedhojë ka vazhduar paraburgimin për të.

ZPS-ja ngjashëm kishte argumentuar edhe për Isni Kilajn. Në vendimin ndaj Isni Kilajt thuhet se Prokuroria ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit ndaj tij pasi ekziston dyshim i bazuar se ai ka kryer ose ka tentuar të kryej disa vepra penale brenda juridiksionit të DhSK-së dhe se deri më tani nuk ka ndonjë zhvillim që nga vendimi i fundit për konfirmimin e akuzave.

Veç kësaj, ZPS-ja kishte parashtruar se procesi i nxjerrjes se informacioneve i ofron Kilajt mundësinë më të madhe në qasje në informata të ndjeshme gjë që e përforcon nevojën për vazhdim të paraburgimit.  E po ashtu, ata kanë thënë se nuk ekziston asnjë mundësi e lirimit me kusht për shkak të rreziqeve ekzistuese.

Si rrjedhojë, pas analizimit të fakteve, gjyqtarja e procedurës paraprake nëpërmjet vendimit ka thënë se ekziston rreziku i bashkëpunimit për qëllim të pengimit të drejtësisë duke pasur parasysh edhe klimën e frikësimit të dëshmitarëve që ekziston në Kosovë.

Po ashtu ajo ka konstatuar për Kilajn se vazhdon të ekzistojë rreziku që të kryej krime të tjera si dhe as lirimi i Kilajt me kusht, sipas gjyqtares nuk është  i mjaftueshëm për të zbutur rreziqet ekzistuese.

Sa i përket lirimit me kusht, gjyqtarja ka rikujtuar gjetjet e saj të mëparshme se asnjë kusht i propozuar nga mbrojtja qoftë dorëzania prej 40 mijë euro, paraqitja në Polici, kufizimet në komunikim dhe lëvizje që janë propozuar nga mbrojtja nuk mund t’i zvogëlojnë mjaftueshëm rreziqet ekzistuese.

“Shumë më e rëndësishme, Gjyqtari i i procedurës paraprake mendon se këto kushte: (i) nuk adresojnë mundësinë që zoti Kilaj të përdorë pajisje komunikimi që i përkasin personave të tjerë ose të kërkojë nga të tjerët të përdorin pajisjet e tyre për këto qëllime; dhe (ii) nuk mund të sigurojnë monitorimin efektiv të komunikimeve të zotit Kilaj”, thuhet në vendimin për Kilajn

Sipas saj,  masat në qendrën e paraburgimit në DhSK ofrojnë garanci të forta kundër vizitave të pamonitoruara dhe komunikimeve me anëtarët e familjes e vizitoret me qëllim të minimizimit të rreziqeve për pengim të drejtësisë dhe kryerjen e krimeve të tjera të mundshme.

Veç kësaj, gjyqtarja ka gjetur se koha që Kilaj e ka kaluar në paraburgim nuk është  e paarsyeshme në kuptim të rregullave dhe ligjit të DhSK-së.

Ngjashëm ZPS-ja kishte argumentuar edhe për Fadil Fazliun duke thënë se ndalimi i tij është i nevojshëm duke pasur parasysh se ekziston dyshimi i mirëbazuar se ata kanë kryer krime që bien në juridiksionin e DhSK-së si dhe mund të arratisen, pengojnë procedurat ose të kryejnë krime të tjera.

Ndërsa gjyqtarja kishte konstatuar se asnjë prej kushteve të propozuara nga Fazliu dhe as dorëzania prej 2250 eurove nuk e zbusnin rreziqet që vinin në këtë rast.

Megjithatë, për të gjithë të dyshuarit është konstatuar se koha e kaluar në paraburgim nuk është e paarsyeshme.

Ndryshe, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj u arrestuan më 5 dhjetor në Kosovë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit në DhSK të premten më 6 dhjetor në bazë të aktakuzës së konfirmuar dhe fletarrestimeve të lëshuara nga Haga.

Ndërsa, Thaçit i është dorëzuar fletarrestimi në objektin e paraburgimit në Hagë më 5 dhjetor 2024, gjithnjë sipas njoftimit të DhSK-së.

Kurse, Hajredin Kuçit i është dorëzuar aktakuza e konfirmuar dhe fletëthirrja për t’u paraqitur para gjykatëses së procedurës paraprake për paraqitjen e parë e cila pritet të mbahet të hënën me 9 nëntor.

Sipas aktakuzës, Thaçi individualisht dhe përmes veprimeve të përbashkëta me grupet; Grupi Fazliu (Fadil Fazliu dhe Fahri Fazliu), Grupin Smakaj (Bashkim Smakaj, Blerim Shala dhe Artan Behrami) si dhe Grupin Kilaj (Isni Kilaj dhe Vllaznim Kryeziu), kanë ndjekur një model të sjelljes për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

Në aktakuzë thuhet se Thaçi ka udhëhequr dhe marrë pjesë në këto përpjekje përmes vizitave të tij në objektet e paraburgimit gjatë kohës sa ishte i paraburgosur në kuadër të gjykimit të tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Aty thuhet se anëtarët e Grupit Fazliu, Grupit Smakaj dhe Grupit Kilaj u koordinuan për të ndikuar në dëshmitarët e ZPS-së gjatë vizitave jo të priveligjuara të datave 2 korrik, 9 shtator dhe 6 tetor 2023.

Si rrjedhojë, ndaj Thaçit rëndojnë tri akuza për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, tri për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

Ndërsa, Kilaj, Smakaj dhe Fazliu akuzohen për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykatës. Kurse, Kuçi i ka dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës. BetimipërDrejtësi.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Etiketat: fazliuHashim ThaçiKilaj
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Specialja pritet të bastis edhe banesën e prindërve të ish-këshilltarit të Thaçit

‘‘Dielli do të lindë përsëri’’, Behrami ndan një video të rrallë të Thaçit: Specialja, vendi ku vdiqën vlerat e Perëndimit

8 muaj më parë
Mbahet konferenca për ecurinë e çështjes në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Garancia e policisë nuk kryen punë, Specialja ua refuzon kërkesat për lirim të përkohshëm Veselit, Krasniqit dhe Selimit

9 muaj më parë
Katër vjet nga publikimi i aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

S’pranohet në prova dëshmia e një dëshmitari në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, Prokuroria pretendonte për paaftësi mendore

9 muaj më parë
Thaçi ankohet për mangësi në aktakuzën ndaj tij kundër administrimit të drejtësisë

Kërkohet vazhdimi i paraburgimit për Thaçin në rastin kundër administrimit të drejtësisë

9 muaj më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH