Persona të panjohur i kanë vjedhur një lopë dhe një viç një qytetari në Drenas.
Sipas raportit të policisë thuhet se rasti ka ndodhur dje në mëngjes rreth orës 08:03.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në stallë dhe kanë vjedhur dy gjedhe (një lopë dhe një viç)”, njofton policia.
Rasti është duke u hetuar.