Një person është arrestuar në Obiliq, pasi që i njëjti ka publikuar fotografi të ish të dashurës pasi janë ndarë.
“Më 07.01.2023 viktima femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (ish i dashuri i saj), pasi janë ndarë, ka publikuar foto komprometuese në rrjetet sociale”, thuhet në raportin e policisë.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.