Imami Labinot Maliqi sot e ka vizituar Manastirin e Deçanit ku është pritur në takim nga Igumeni, Sava Janjiq.
Ky veprim i Maliqit, u përshëndet nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë.
Në një postim në rrjetin social X, kjo ambasadë shkruan se “ky është një shembull frymëzues i dialogut ndërfetar”.
“Ne jemi të gatshëm të mbështesim përpjekje të tilla në çdo hap të rrugës”, thuhet në shkrimin e Ambasadës.