Një person është vrarë mbrëmjen e së dielës në Majac të Podujevës.
Kështu konfirmoi, Zejnullah Gashi, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
“E konfirmoj rastin e vrasjen së një personi në Podujevë dhe se prokurorja e rastit është duke shkuar në vendngjarje”, tha Gashi, për “Betimi për Drejtësi”.


























