Inspektoriati i Kryeqytetit ka gjobitur me 100 euro qytetarët të cilët kanë parkuar veturën në gjelbërim, përcjell KosovaPost.
“Është i ndaluar rreptësisht parkimi i veturës në gjelbërim”, thuhet në njoftim,.
“100 EURO GJOBË PËR PARKIM VETURE NË GJELBËRIM! Inspektorët e Inspektorati i Kryeqytetit kanë gjobitur me nga 100 euro qytetarët të cilët kanë parkuar veturën në gjelbërim. Të nderuar qytetarë është i ndaluar rreptësisht parkimi i veturës në gjelbërim, MOS PARKONI, sepse do të gjobiteni bazuar në rregullore.”, thuhet në njoftim.