Një person është duke u intervistuar nga Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës së Jugut. Arsyeja e intervistimit të tij është rasti i sulmit terrorist në Banjska , ic lili ndodhi vitin e kaluar.
Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani.
”Një person me interes për intervistim e kemi sjell në Stacionin Policor në Jug”, tha Elshani.
Tutje konfirmoi se i njëjti pas intervistimit do të lirohet.
Të mërkurën Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave me në krye Milan Radoiçiqin, nën dyshimin e bazuar mirë se kanë kryer veprën penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” e sanksionuar me nenin 126 paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 dhe 1.2 lidhur me nenin 118 të Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).