Ish-eprori i UÇK-së, Faton Gashi, përmes një postimi në Facebook e ka komentuar viziten e Kryeministrit Albin Kurti në Mitrovicën e Veriut, duke thënë se nëse të gjithë atdhedashësit janë me ju, dhe asnjë më shumë, jotja është Kosova dhe gjithçka që është në të, shkruan KosovaPost.
“Nëse as armiqtë e jashtëm dhe as armiqtë e brendshëm nuk mund t’ju lëndojnë,
dhe gjithkënd e çmon, por veç sa meriton
Nëse të gjithë atdhedashësit janë me ju, dhe asnjë më shumë;
E jotja është Kosova dhe gjithçka që është në të.
Dhe -do të jesh kryeminister s’paku për dy mandate, biri im!”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Në mundësh
Në mundësh të ruash arsyen kur bota humbet filline fajin ty ta hedh
dhe vehtes t’i besosh,
sa herë të ty dyshojnë e s’të përfillin.
Në mundësh, kur t’urrejnë urrejtje mos t’ushqesh,
madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur,
me thjeshtësi me to pa rënë ndesh……
Në mundësh t’mendosh t’ëndërrosh,
por jo si rob ëndërrimesh.
Nëse pas Memlit mund të takoheni me Lumirin dhe Ramushin
Dhe t’i trajtosh një lloj e pa dallim….
Në i detyrosh dot muskul, nerv, puls dhe zemër, të të shërbejnë edhe kur gjithçka duket e kotë.
E të qendrosh kur të tradhtojnë shokët, kur s’ke asgjë veç vullnetit dhe veç një fjalë “qëndro” që gjithnjë të thotë…
Në mundësh të flasesh me maskarenj, por nderin tënd të ruash
a t’ecesh përkrah mbretit pa krenari që të verbon…
Nëse as armiqtë e jashtëm dhe as armiqtë e brendshëm nuk mund t’ju lëndojnë,
dhe gjithkënd e çmon, por veç sa meriton
Nëse të gjithë atdhedashësit janë me ju, dhe asnjë më shumë;
E jotja është Kosova dhe gjithçka që është në të.
Dhe -do të jesh kryeminister s’paku për dy mandate, biri im!🙃( R. Kipling)