Në një opinion të publikuar në Bloomberg, ish-komandanti suprem i NATO-s për Evropën, James Stavridis, analizon rëndësinë strategjike të Ballkanit dhe mënyrat për të mbajtur larg ndikimin e Rusisë dhe Kinës nga rajoni.
Stavridis fillon duke përshkruar historinë e tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke e cilësuar Ballkanin si një rajon me një histori të ndërlikuar dhe shpërthime të shpeshta të dhunës.
Ai rikujton se kur ishte komandanti suprem i NATO-s, kishte nën urdhër 15,000 trupa nga 20 vende, të cilët kontribuuan në ruajtjen e paqes mes dy vendeve në fillim të viteve 2010.
Sipas tij, urrejtja mes serbëve të krishterë dhe kosovarëve myslimanë ka rrënjë të thella historike që datojnë që nga rënia e Perandorisë Bizantine dhe ngritja e Perandorisë Osmane.
“Në fillim të viteve 2010, kur unë isha komandanti suprem i NATO-s, ne kishim 15,000 trupa nga 20 vende që ndihmonin për ta mbajtur një paqe të pakëndshme midis Serbisë dhe Kosovës – kjo e fundit një rajon i shkëputur nga i pari që SHBA e njeh si shtet sovran. Armiqësia buronte nga konflikti shekullor midis të krishterëve serbë dhe kosovarëve myslimanë – që daton që nga rënia e Perandorisë Bizantine dhe ngritja e Turqisë Osmane. Ndjeja urrejtjen e rrënjosur thellë sa herë që e vizitoja rajonin, gjë që e bëra dhjetëra herë. “Shumë histori”, më tha një udhëheqës kosovar”, shkruan Stavridis.