Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj ka kërkuar përgjigje nga Hungaria se pse kanë votuar kundër Kosovës në Komitetin e Ministrave për ta futue Kosovën në rend dite për votim për anëtarësim në Këshill të Evropës.
Përmes një reagimi në rrjetin social Twitter, Hoxhaj ka thënë se “është për të ardhur keq që Hungaria ka ardhur në këtë pikë për të mbështetur politikat hegjemoniste të Beogradit në rajon”.
“Vota e Hungarisë në Këshill të Evropës kundër Kosovës është politikisht dhe moralisht e gabuar! A do të ketë miku im ministri i jashtëm Péter Szijjártó një shpjegim se si ndodhi kjo?”, ka shkruar tutje Hoxhaj.
Kosova ka bërë hapin e parë drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.Por disa prej shteteve anëtare kanë votuar kundër pranimit të aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ambasador i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka treguar se cilat kanë qenë shtetet që e kanë kundërshtuar antarësimin e Kosovës.
‘’Azerbejgjani, Qipro, Gjeorgjia, Hungaria, Rumania, Serbia dhe Spanja votuan kundër Kosovës’’, ka shkruar Bajrami.
Në anën tjetër kanë abstenuar: Bosnja, Greqia, Moldavia, Sllovakia dhe Ukraina