Ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, i cili është arrestuar nga autoritetet serbe të premten në pikën kufitare në Merdarë, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj në Serbi.
Masën e paraburgimit e ka konfirmuar avokati i familjes, Xhevdet Smakiqi, i cili ka ka bërë të ditur se është ushtruar ankesë.
“Mbrëmë vonë unë kam marrë informacion nga avokati i caktuar nga shteti serb që i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh dhe tash ka më ushtruar ankesë”, ka deklaruar Smakiqi për RTK.
Nga Prokuroria serbe pretendohet se Dakaj ka kryer krime lufte si 19 vjeçar në vitin 1999. Ai është arrestuar në pjesën tjetër të kalimit kufitar Merdarë.
Hasan Dakaj nga Prizreni është arrestuar derisa po udhëtonte drejt Italisë.