Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili ka përjashtuar mundësinë e anulimit të rregullores për ndalimin e qarkullimit të dinarit serb në Kosovë.
“Pozita e BQK-së nuk është politike. Ne vendosim rregulla dhe ato duhet zbatuar. Nëse për zbatimin e rregullave duhet një kohë e arsyeshme, është çështje që për neve këto janë rregulluar”, ka thënë Ismaili.
“Deri në fund të janarit kanë mundur të hynë mjete transportuese në Kosovë me sjellë para kesh dhe pastaj ta dërgojë ku ka dashur. Për fatin e keq edhe banka që ka qenë e licencuar ‘Komercialna Banka’, e që tash është në proces të përmbylljes, është përdorur si arsyeje për transport por në të vërtetë në bazë të të dhënave që ka deklaruar në BQK, nuk përputhen me volumin e transaksionit që ka deklaruar. Kjo i bjen qe BQK nuk ka arritur ta shikojë në mënyrë efektive edhe operimin e vet bankës që ka operuar në atë kohë”, tha ai para mediave.