“Përdorimi i medieve sociale nga perspektiva e mësimdhënësve nuk po ndikon mirë në mësimnxënien e fëmijëve”. Kështu ka thënë profesori Faton Ismajli.
Sipas tij në bazë të një hulumtimi të përbashkët me profesorin Arben Fetoshi, me 651 nxënës dhe 131 mësimdhënës, shumica e mësimdhënësve kanë thënë se ka rënë shumë leximi dhe është rritur mos përqendrimi e fëmijëve.
“Disa prej tyre janë përgjigjur se mediat kanë ndikim negativ tek fëmijët. Ne kemi rekomanduar dhe lobojmë që një kohë të gjatë që mediat mos të shihen si të huaja dhe si diçka e keqe dhe ne fakt ne sygjerojmë dhe rekomandimi del që fëmijët duhet ti përdorin dhe është e pamundshme të mos i përdorin por të përdorën për të mirë dhe për t’i thelluar njohurit e tyre dhe për edukimin media, i cili nënkupton që fëmijët më pas një qasje kritike për përmbajtjet që konsumojnë”, tha Ismajli.
Ismajli theksoi se në bazë të hulumtimit, 51.5% e nxënësve e pëlqejnë Youtuben, kurse 25.5% Tik Tok-un.
“Në të gjeturat e hulumtimit, fëmijët e klasave të pesta kanë më shumë se një llogari të rrjeteve sociale. Në aspektin e edukimit nuk nënkupton se gjithqysh duhet t’i izolojmë nga mediat, por të kenë një mbikëqyrje dhe kontroll më të madh të mësimdhënësve, të ketë diskutim më të madh ndërmjet mësimdhënës-prind-nxënës, në mënyrë që të ketë reagim që të mos vijmë deri të pasojat”, shtoi ai.
Profesori i gazetarisë tha se rekomandohet që edukimi medial të jetë si lëndë obligative në sistemin arsimor.
“Fëmijët e klasave të pesta 35.8% e tyre shikojnë video me përmbajtje humori, 26.3% me përmbajtje të lojërave, 24.7% me përmbajtje edukuese, kjo shifër ka dal e madhe dhe kemi pasur dilema në sinqeritetin e tyre. Ndërkaq 3.7% e nxënësve shikojnë video me përmbajtje të dhunshme, 9.5% shohin përmbajtje që janë virale”, tha Ismajli.
Ai po ashtu deklaroi se në bazë të hulumtimit dhe nga perspektiva e mësimdhënësve, 39.6% nxënësve kanë shpërqendrim në mësim./rtk