Sulmi i Izraelit ndaj paqeruajtësve të OKB-së në Libanin jugor ishte “i papranueshëm”, i tha kryeministrja italiane Meloni Netanyahut në një telefonatë.
“Kryeministrja Meloni përsëriti se është e papranueshme që UNIFIL të jetë sulmuar nga forcat e armatosura izraelite”, tha zyra e kryeministres italiane në një deklaratë të dielën.
Meloni theksoi se “misioni operon nën autoritetin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së (KSKB) për të kontribuar në stabilitetin rajonal” dhe “theksoi domosdoshmërinë absolute për të garantuar sigurinë e personelit të UNIFIL në çdo kohë”.
Të dielën, UNIFIL tha se dy tanke izraelite shkatërruan portën e zonës së paqeruajtjes së OKB-së në Ramyah, Libani jugor. Ushtria izraelite lëshoi një deklaratë më vonë duke thënë se një tank hyri në postën UNIFIL gjatë evakuimit të ushtarëve.
Javën e kaluar, të paktën pesë paqeruajtës të OKB-së u plagosën si rezultat i sulmeve izraelite.