Shkruan: Fadil Pushkolli
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga 1 tetori vendosin sanksione të ashpra ndaj kompanisë shtetërore serbe të naftës, NIS, duke e goditur drejtpërdrejt sektorin energjetik të Beogradit.
Këto masa pritet të kenë ndikim të ndjeshëm ekonomik dhe politik në Serbi.
Në të njëjtën kohë, raportet mes SHBA-së dhe Serbisë duket se po kalojnë një periudhë të ftohtë. I paralajmëruari “dialog strategjik” ndërmjet dy vendeve nuk është materializuar, ndërsa mungesa e zhvillimeve konkrete po ngre pikëpyetje mbi të ardhmen e këtyre marrëdhënieve.
Sipas burimeve të Kosova Post, gjatë një aktiviteti në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është përballur me një situatë të pazakontë, pasi thuhet se iu kërkua të largohej nga salla.
Ndërkohë, në darkën e organizuar nga presidenti amerikan Donald Trump, munguan pikërisht dy emrat më të fortë të pushtetit serb: Vuçiq dhe Gjuriq – një mesazh simbolik i qartë për humbjen e ndikimit të Beogradit.
Këto zhvillime po komentohen gjerësisht si tregues të një izolimi në rritje të Serbisë në arenën ndërkombëtare, ndërsa për Kosovën shihen si një moment i rëndësishëm në afirmimin e pozitës së saj.


























