Një nga motrat e liderit të Hamasit Ismail Haniyeh është arrestuar mëngjesin e sotëm. Policia izraelite raportoi se 57-vjeçarja Zeba Abdulsalam Haniye u kap me akuzat për mbështetje dhe nxitje të terrorizmit dhe për lidhje me Hamasin, transmeton Kosova Post.
Forcat e sigurisë izraelite e kapën në rajonin e Tel Shevës kinse me prova “serioze” si dokumente, pamje dhe telefona.
Në lajmet e saj mbi këtë temë, Times of Israel kujtoi se të tri motrat e liderit politik të Hamasit Haniyeh jetojnë në Tel Sheva./KosovaPost/