Izraeli ka vrarë tre punonjës të medias në Libanin jugor, të premten herët në mëngjes, thotë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit Esmail Baghaei.
Ai ka dënuar atë që ai e quajti “një shembull tjetër i krimit mizor të luftës izraelite duke shënjestruar qëllimisht gazetarët” në Libanin jugor.
Baghaei shkroi në një postim në X se vrasja e tre punonjësve të medias ishte “një krim i tmerrshëm” nga Izraeli dhe shpjegoi se si gazetarët dhe pajisjet e tyre mbrohen sipas ligjit ndërkombëtar humanitar.
“Një rast tjetër i krimeve të tmerrshme të luftës nga Izraeli duke synuar në mënyrë të qëllimshme një kompleks të gazetarëve në juglindje të Libanit herët në mëngjesin e së premtes; 3 profesionistë të mediave, operatorët e kamerës Ghassan Najar dhe Wissam Qassim dhe tekniku i transmetimeve Mohammed Reza, janë martirizuar. Ky krim i tmerrshëm është dënuar në terma të fortë.
Regjimi izraelit ka vrarë të paktën 180 gazetarë vetëm gjatë vitit të fundit.
Vëmendje: Gazetarët dhe personeli i mediave gëzojnë mbrojtje të plotë sipas Ligjit Ndërkombëtar të Luftës. Konventat e Gjenevës të vitit 1949, në veçanti Konventa e Tretë e Gjenevës, dhe Protokollat Shtesë të vitit 1977, në veçanti neni 79 i Protokollit të Parë në lidhje me mbrojtjen e gazetarëve që angazhohen në misione profesionale të rrezikshme në zona të konfliktit të armatosur, u japin gazetarëve dhe pajisjeve të tyre imunitet si civilë dhe objekte civile”, tha ai./kk