Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe më shumë se 60 janë të zhdukur si pasojë e dy anijeve të mbytura në brigjet e Italisë jugore.
Organizata bamirëse gjermane RESQSHIP tha se shpëtoi 51 persona nga një varkë që po fundosej dhe gjeti 10 trupa të bllokuar në kuvertën e poshtme të varkës pranë ishullit Lampedusagjatë së hënës.
“Në një incident tjetër të së njëjtës ditë, më shumë se 60 persona u raportuan të zhdukur, ku 26 prej tyre dyshohet se ishin fëmijë”, tha Médecins Sans Frontières (MSF).
Agjencia e OKB bëri me dije se varka mbante në bord emigrantë që ishin nisur nga Libia dhe Turqia.
Të mbijetuarit e mbytjes së anijes pranë Lampedusa-s iu dorëzuan rojes bregdetare italiane dhe u nxorën në breg mëngjesin e së hënës, ndërsa trupat e atyre që humbën jetën po tërhiqen në ishull.
“Varka ishte nisur nga Libia dhe mbante emigrantë nga Siria, Egjipti, Pakistani dhe Bangladeshi”, thanë në një deklaratë të përbashkët agjencia e OKB-së për refugjatët UNHCR, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) dhe agjencia e OKB-së për fëmijë UNICEF.
“Familje të tëra nga Afganistani supozohen të vdekura. Ata u larguan nga Turqia tetë ditë më parë dhe kishin marrë ujë për tre ose katër ditë. Ata na thanë se nuk kishin jelek shpëtimi dhe disa anije nuk ndaluan për t’i ndihmuar,” thanë autoritetet.
Mesdheu është rruga më vdekjeprurëse e njohur e migrimit në botë, shkruan balkanweb.Më shumë se 23,500 emigrantë kanë vdekur ose janë zhdukur në ujërat e saj që nga viti 2014, sipas të dhënave të OKB-së.