Analisti serb Dushan Janjiq është shprehur se presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit, po i vjen fundi.
Komentet Janjiç i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se pozicioni i presidentit serb ndodhet në krizë pas zgjedhjeve parlamentare.
Vuçiç në thelb po rrit nivelin e konfliktit, duke u përpjekur të vendosë në tryezë një seri qasjesh të ndryshme lidhur me ngjarjen, për të manipuluar dialogun dhe për të treguar se Vuçiç po i përdor armët e tij për politikat e brendshme, me përjashtim të banorëve serbë të Kosovës.
Ai po dorëzohet para Kurtit dhe negociatorëve të tjerë të dialogut dhe ndodhet në krizë sidomos pas zgjedhjeve të fundit parlamentare. Ka krijuar një krizë institucionale në Serbi, për mënyrën sesi janë zgjedhur ligjvënësit.
Vuçiç po e nxit çështjen e dinarit, duke e cilësuar Kurtin një diktator për serbët në Veri dhe njëkohësisht po përpiqet të mbajë nën kontroll opozitën në Serbi dhe të shmangë përsëritjen e zgjedhjeve. Ka një lloj kombinimi mes çështjeve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare. Vuçiç nuk dëshiron që zgjedhjet të përsëriten dhe e di shumë mirë që pozicioni i tij ndodhet në krizë”, tha Janjiq.