Lindita Nikolla jep dorëheqjen si kryetare e Kuvendit.
Lajmin Nikolla e ka dhënë nga foltorja e Kuvendit.
“Të dashur kolegë të mazhorancës parlamentare dhe të respektuar kolegë të opozitës parlamentare. Këtu sot mbyllet shërbimi im 3 vjeçar në krye të Kuvendit si rezultat i një situate personale shëndetësore, e cila ma bën të pamundur të kryej detyrën e lartë të funksionarit të dytë shtetëror të shtetit, me angazhimin kërkues që kjo detyrë ka”, tha Nikolla nga Foltorja e Kuvendit./A2CNN