Ka ankesa në PZAP, KQZ nuk do të procedojë me rezultatet përfundimtare

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“KQZ është njoftuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa se në këtë institucion janë paraqitur tri ankesa nga një subjekt politik. Andaj, KQZ do të presë vendimmarrjen e PZAP-it dhe eventualisht edhe të Gjykatës Supreme para se të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 9 shkurt 2025”, ka thënë Elezi.

Ndërkohë, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë konfirmuar se ankesat lidhen me votimin me postë.

Procesi i numërimit të votave në QNR ka përfunduar të mërkurën, derisa subjektet politike kanë pasur afat 48 orë për të paraqitur ankesat

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish