Ka ndërruar jetë Nexhat Daci, një nga emrat më të njohur të skenës institucionale të Kosovës në vitet e para pas luftës.
Gjatë karrierës së tij politike, Daci ka mbajtur funksione të larta shtetërore, përfshirë postin e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Në vitin 2006, pas ndarjes nga jeta të presidentit Ibrahim Rugova, ai mori përgjegjësinë e ushtruesit të detyrës së Presidentit të Kosovës.
Në angazhimin e tij politik, Nexhat Daci ishte ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD), duke mbetur aktiv në jetën publike edhe pas përfundimit të mandateve institucionale.
Daci konsiderohet si një nga figurat që ka kontribuar në ndërtimin dhe funksionalizimin e institucioneve të Kosovës në periudhën e pasluftës.


























