Një studim i kryer në mbi 40,000 të rritur amerikanë ka zbuluar se koha e konsumimit të kafes mund të jetë po aq e rëndësishme sa sasia e saj kur bëhet fjalë për jetën më të gjatë dhe më të shëndetshme.
Ky hulumtim mbështet studimet e mëparshme që lidhin konsumin e moderuar të kafes me përfitime të shumta shëndetësore, përfshirë uljen e mundësive për sëmundje të zemrës, goditje në tru dhe diabetin tip 2.
Megjithëse studimet e mëparshme janë fokusuar tek sasia e kafes, ky studim shqyrtoi kohën e konsumimit dhe gjetjet mund t’i shtyjnë disa individë të rishikojnë rutinat e tyre të kafes.
Koha e kafes dhe rezultatet shëndetësore
“Studimet deri tani sugjerojnë se konsumimi i kafes nuk rrit rrezikun për sëmundje të zemrës dhe duket se ul rrezikun për disa sëmundje kronike,” tha Lu Qi, profesor në në Universitetit Tulane. “Duke pasur parasysh efektet që ka kafeina në trupin tonë, deshëm të shihnim nëse koha e ditës kur pini kafe ka ndonjë ndikim tek shëndeti i zemrës.”
Studiuesit klasifikuan pijësit e kafes në dy grupe kryesore: ata që pinë kafen më shumë gjatë mëngjesit (36% e pjesëmarrësve) dhe ata që konsumojnë kafe gjatë gjithë ditës (14% e pjesëmarrësve). Pjesa tjetër, 48%, nuk konsumonin kafe fare.
Kafeja e mëngjesit ka më shumë përfitime
Rezultatet treguan se ata që konsumonin kafe gjatë orëve të para të mëngjesit kishin përfitime më të mëdha shëndetësore. Studimi, i cili zgjati pak më pak se 10 vjet, tregoi se pijësit e kafes në mëngjes kishin një 16% më pak rrezik vdekjeje nga çdo shkak dhe një 31% më pak rrezik vdekjeje nga sëmundjet e zemrës, krahasuar me individët që nuk konsumonin kafe.
Ndryshe nga këta, ata që pinë kafe gjatë gjithë ditës nuk treguan ndonjë ulje të dukshme të rrezikut të vdekjes.
Përfitime të fuqishme për shëndetin e zemrës
Përfitimet ishin veçanërisht të dukshme në shëndetin e zemrës: pijësit e moderuar të kafes gjatë mëngjesit kishin një ulje prej 48% të vdekjeve të lidhura me zemrën, me ata që konsumonin më shumë kafe (3+ filxhanë) duke shënuar një ulje prej 39%, dhe pijësit e lehtë të kafes (një filxhan ose më pak) duke regjistruar një ulje prej 35%.
Pse kafeja e mëngjesit mund të jetë më e përshtatshme
Ekspertët propozojnë dy mekanizma kryesorë për të shpjeguar pse kafeja e mëngjesit mund të ofrojë më shumë përfitime. Së pari, konsumi i kafes vonë mund të prishë ritmet cirkadiane të trupit duke frenuar prodhimin e melatoninës, një hormon që është i lidhur me ciklin e gjumit dhe shëndetin e zemrës. Konsumi i madh i kafes në pasdite mund të ulë melatoninën gjatë natës deri në 30%.
Së dyti, efektet anti-inflamatore të kafes mund të jenë më të dobishme në mëngjes, kur treguesit inflamatorë të trupit janë në kulmin e tyre dhe konsumimi i kafes në këtë periudhë mund të mundësojë përdorimin më efektiv të përbërësve anti-inflamatorë.
Në përfundim, ky studim i ri tregon se nuk është vetëm sasia dhe përfitimet nga kafeja që janë të rëndësishme, por edhe koha kur konsumoni kafen mund të ndikojë në shëndetin tuaj afatgjatë.s.n.