Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Reagimet e para të sllovakëve pas eliminimit nga Kosova: E humbëm kontrollin

    Reagimet e para të sllovakëve pas eliminimit nga Kosova: E humbëm kontrollin

    Punime të domosdoshme, KEDS tregon vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës të entjen

    Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

    Foda: Për ne s’ka rëndësi vendimi i FIFA-s

    Foda: Me këtë atmosferë, shpresoj se do ta fitojmë ndeshjen e radhës në shtëpi

    Kurti: Serbia po i kopjon metodat ruse për ta kërcënuar Kosovën dhe rajonin tonë në përgjithësi

    Kurti uron Dardanët pas fitores: Kampionati Botëror kurrë s’ka qenë më afër

    Kosova e mposht Sllovakinë për të siguruar finalen e fazës “play-off” për kualifikim në Kupën e Botës

    Kosova e mposht Sllovakinë për të siguruar finalen e fazës “play-off” për kualifikim në Kupën e Botës

    Osmani: Kam lexuar raporte që sivjet Serbia ka tentuar të na destabilizojë – me aleatët i kemi parandaluar

    Deputeti i VV-së: Osmani e ka shkelur Kushtetutën “me të dy këmbët”

    Kosovës i humbet edhe një startues për përballjen e sotme ndaj Zvicrës?

    VIDEO/ Çmenduri në Sllovaki, Kosova shënon golin e tretë! Del në avantazh

    Pacolli: Nuk jam pishman që ia kam dhënë votën Qeverisë Kurti

    “Ishte në dijeni për vra’sjen e Liridonës”/ Reagon ashpër Behgjet Pacolli

    Publikohet lista për ndeshjet me Islandën, ftohet 16 vjeçari Abdullahu

    Barazon Kosova, shënon Veldin Hoxha ndaj Sllovakisë

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Kalendari historik 3 tetor

03 Tetor 2024, 7:52
në Kalendari Historik
Kalendari historik, 18 maj
Share on FacebookShare on Twitter

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 3 tetor, shkruan Kosova Post.

1949 – Ndërron jetë Mid’hat bej Frashëri, një diplomat, shkrimtar dhe politikan shqiptar. Ndër të tjera, ai ishte ndër etërit e nacionalizmit shqiptar. Në rininë e tij ishte nëpunës i Perandorisë Osmane, veprimtar i Rilindjes Kombëtare dhe pjesëmarrës dhe kryetar i Kongresit të Manastirit, pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë ishte ministër, diplomat i shtetit shqiptar, kryetar i Ballit Kombëtar dhe Komiteti “Shqipëria e Lirë”. Në botën e letrave, ai ka kontributin e tij si publicist, shkrimtar, përkthyes dhe albanolog. (i njohur si Lumo Skëndo dhe Mali Kokojka), ka shkruar jetëshkrimin për Naim Frashërin, përmbledhjen “Hi dhe shpuzë”, studimin mbi shqiptarët dhe të ardhmen e tyre të pagëzuar si “Pritmi i Shqipërisë”, ese sociopolitike dhe etnike “Plagët tona” (1924) etj. Mit’hat Frashëri ka botuar edhe disa vepra në frëngjisht: “L’affaire de l’Epire (1915), “La population de l’Epire” (1915), “Les Albanais chez eux et à l’étranger” (1919), “Albanais et Slaves” (1919). Mit’hat Frashëri ka përkthyer në shqip veprat “Guillaume Tell” të Lamartinit (1898), “Bëje të mirën pa hidhe në det” e Franc Hofmanit (1900), “Robinson Crusoe” e Defosë (1909) dhe “Psikologjia e edukatës” e G. Le Bon (1923).

1952 – Britania e Madhe teston me sukses bombën e parë atomike të saj. I koduar ndryshe edhe si Operacioni Hurricane, ky testim u bë në ishujt Monte Bello, në Australinë Perëndimore. Me një fuqi goditëse prej 25 kilotonësh, bomba bërthamore britanike do të bëhej e treta në rang botëror, pas asaj amerikane dhe sovjetike. Por ndryshe nga dy super-fuqitë globale, Britania e Madhe nuk do të përfshihej në garën e ethshme të armatimit nuklear.

1963 – Në Honduras të Amerikës Qëndrore, ndodh Grushti i Shtetit. Udhëheqësi ushtarak Oswaldo Lopez Arellano, rrëzon nga pushteti Presidentin legjitim Ramon Villeda Morales. Me qindra njerëz do të arrestoheshin, burgoseshin, dhe ekzekutoheshin gjatë këtij grushti shteti, tipik për vëndet amerikano-latine. Dy vite më vonë ushtria e Hondurasit do të ndihmonet  marinsat amerikanë, që të ndërhynin ushtarakisht në Republikën Domenikane.

1981 – Lind në Malmo futbollisti i famshëm suedez me origjinë boshnjake Zlatan Ibrahimoviç. Ibrahimoviç, do të debutonte me një sërë ekipesh të njohura europiane si Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, Milan, dhe Manchester United. Përgjatë gjithë karrierës së tij 20 vjeçare ai, ka fituar afro 100 kupa dhe çmime individuale si një nga futbollistët më të mirë në botë. Ndërsa kombëtarja suedeze, padyshim e ka shpallur si lojtarin e saj më të suksesshëm ndër vite.

1990 – Pushon së ekzistuari shteti i Republikës Demokratike Gjermane, ose siç njihej ndryshe edhe si Gjermania Lindore. Pas shëmbjes së Murit të Berlinit disa muaj më parë, qeveria komuniste e gjermano-lindore deklaroi bashkimin e saj me atë Perëndimore në një shtet të vetëm. Në atë që sot quhet Gjermania Federale. Bashkimi i dy Gjermanive, do ti hapte rrugë rrëzimit të të gjitha regjimeve komuniste në Europën Qëndrore dhe Lindore. Helmut Kohl do të ishte kancelari i parë i saj.

1991 – Shkrimtarja jug-afrikane Nadine Gordimer, do të bëhet fituesja e Çmimit Nobel në Letërsi. Ajo do të ishte një nga zërat më të fuqishëm kundër sistemit të apartheid-it. Gjatë karrierës së saj ajo, do të fitonte 31 çmime ndërkombëtare në zhanerin e saj të novelave dramatike. Dy nga veprat e saj My Son Story, dhe Crimes of Conscience do ti jepnin asaj këtë çmim të rëndësishëm pasi në to, përshkruhej jetesa e vështirë e njerëzve me ngjyrë në Afrikën e Jugut.

1993 – Dështon kapja e liderit të armatosur të Somalisë Mohamed Farrah Aidit nga marinsat amerikanë. E njohur ndryshe edhe si Beteja e Mogadisho-s, në këtë operacion ushtarak do të humbnin jetën 19 marinsa amerikanë, si dhe do të plagoseshin 75 vetë. Përfshi këtu dy paqeruajtës ndërkombëtarë. Nga ana e rebelëve somalezë do të kishte afro 500 të vrarë. Mohamed Farrah Aidit do të vritej nga rivalët e tij tre vjet më pas, gjatë një shkëmbimi zjarri.

2013 – Shuhet në moshën 69 vjeçare basketbollisti i famshëm rus Sergey Belov. Belov, do të debutonte me ekipin e CSKA-së së Moskës ku do të fitonte 11 kampionate kombëtare dhe dy kupa. Gjithashtu ai, do të përfaqësohej denjësisht në ekipin kombëtar të basketbollit të Bashkimit Sovjetik, ku në vitet 60-70 do të fitonte një sërë kampionatesh europiane dhe botërore (përfshi këtu dhe medaljen e arit në Mynih 1972). Ai do të klasifikohej nga FIBA si një ndër 50 basketbollistët më të mirë të shekullit XX.

Etiketat: Britania e MadheHelmut KohlMid’hat bej Frashëri
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Pas refuzimit nga Shqipëria, Starmer hedh ‘sytë’ nga Kosova! Pjesë e listës së vendeve ku synon të negociojë ngritjen e kampeve për emigrantët

Pas refuzimit nga Shqipëria, Starmer hedh ‘sytë’ nga Kosova! Pjesë e listës së vendeve ku synon të negociojë ngritjen e kampeve për emigrantët

10 muaj më parë
Britania hedh në Detin e Veriut nëndetësen pa pilot për të ndaluar “flotën hije” të Rusisë

Britania hedh në Detin e Veriut nëndetësen pa pilot për të ndaluar “flotën hije” të Rusisë

10 muaj më parë
Britania e Madhe dhe Franca në bisedime për njohjen e Palestinës

Britania e Madhe dhe Franca në bisedime për njohjen e Palestinës

11 muaj më parë
Britania heq sanksionet ndaj ministrive siriane dhe agjencive të inteligjencës

Britania heq sanksionet ndaj ministrive siriane dhe agjencive të inteligjencës

11 muaj më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH